Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Përgjimet ishin skemë e Ilirit, Berishës, Lulit dhe fallxhores, por shqiptarët nuk janë dele

20:29 / June 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama pogradec
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i qeverië Edi Rama deklaroi nga Shkodra se vendi ka rënë pre e planit të katërshes (Metës, Berishës, Bashës dhe Kryemadhit). Ai tha se përgjimet ishin skenar për të penguar hapjen e negociatave.

“Plani i tyre nuk ka lidhje me Shkodrën dhe as me të ardhmen. Plani i tyre është plani i 4 njerëzve, Ilirit, Berishës, Lulit dhe fallxhores të cilët janë në një hall të madh me drejtësinë që po vjen. nëse ne do të ishim, ose nëse unë do të isha njeriu që i do të gjitha pushtetet, dy vite më parë e kisha mundësinë të hyja në zgjedhje pa ata. ikën nga parlamenti sepse nuk donin të votonin vettingun. E mbani mend se sa shumë i jam lut Bashës për t’u marrë vesh edhe kur SHBA dhe BE u dorëzuan.

Nuk u nisa nga interesi i ngushtë dhe duke parë një hap më tutje por të paktën tre hapa më tutje dhe mendova se ishte koha për të sprovuar historinë e dhimbshme, duke i ofruar PD dhe kryetarit të saj gjithçka që ai kërkoi, gjysmën e qeverisë dhe jo atë me më pak peshë, por me më shumë peshë. Nuk ka më të shash Shqipërinë në gjuhë të huaj. Mbaruan zgjedhjet asnjë fjalë. U kthye nga pushimet, filloi avazi. Avazi është më keq se dy vite më parë. Përsëri lepuri fle në barkun e frikës nga drejtësia. Ata kanë qenë kundër dhe kanë bërë çmos për të vonuar derisa erdhi dita për votimin surreal në sallën e Kuvendit. E dhanë votën me zor sikur po pushkatoheshin. Problemi është shumë më i madhe dhe plani është i qartë. në botë popull më politikan që nuk ia hedh kush janë shqiptarët. Nuk është rastësi që përgjimet e bëra në 2016 nuk u hetuan por u mbyllën në valixhe dhe i shkuan partisë e cila  i ruajti për ditë të zeza. Ato nuk dolën këtu por në qendër të Europës, aty ku merret vendimi për hapjen e negociatave për të ushqyer edhe më shumë helm ndaj Shqipërisë. Nuk është rastësi që dalin këto përpara protestës së radhës. A thua se shqiptarët janë dele që e hanë barin për përgjimet e piblikuara në Gjermani”, tha Rama.

berishes Ilirit Lulit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

PD distancohet nga dhuna në protestë pas reagimit të ambasadës amerikane, Floriana Garo: “Ilirjana Kuçana ishte aty si pedagoge”

14:31 / October 17, 2026

Protestuesit tjetër sulm ambasadës së Vatikanit, i vënë flakën kabinës së rojës 

14:22 / October 17, 2026

Pak studentë para Ministrisë së Arsimit/ Pas dhunës paralizohet aktiviteti tregtar në Rrugën e Durrësit

12:06 / October 17, 2026

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.