Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur marrëveshjen e nënshkruar në Berlin për rikthimin e fluturimeve ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit.
Me anë të një statusi në Twitter, Rama shkruan se ky është një hap i rëndësishëm për të lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave në rajon.
“E përshëndes me kënaqësi marrëveshjen e sotme për fluturimet Prishtinë-Beograd, që siç tha Sekretari i NATO-s është “një hap i rëndësishëm për qarkullimin më të lehtë të njerëzve e mallrave në Ballkanin Perëndimor”. Ka ende shumë hapa për të bërë me vizion e kurajo në atë rrugë! Shumë mirë bëri edhe Ramushi që e përshëndeti këtë hap. Paqja është tejet e vështirë, por në asnjë rast ajo nuk fitohet me mjetet e luftës dhe popullariteti i përkohshëm që sjellin nganjëherë ato mjete, nuk i sjell asnjë hajër popullit e vendit”.
