Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rama: Po mundohemi të sigurojmë furnizime me naftë, qëndrojmë krah qytetarëve në nevojë

11:43 / March 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ramaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me importues, eksportues dhe përfaqësues të zinxhirit të furnizimit me mallrat e shportës, ku ka dhënë disa detaje të rëndësishme sa i përket gjendjes së rezervave të naftës në vendin tonë.

Në fjalën e tij, Rama deklaroi se qeveria është duke punuar fort që të sigurojë sasinë që i duhet vendit për të shmangur çdo kolaps që mund të pësojë nga një mungesë e tillë. Po ashtu, ai tregoi se është në kontakt edhe me disa mbështetës për të siguruar rezervat që duhen në rast të mungesës së naftës.

“Ne nuk kemi qëndruar vetëm duke parë dhe ndjekur tregun, por po bëjmë përpjekje serioze për të mbështetur në çdo rast njëlloj si me ushqimet edhe furnizimin në rast mungese, nuk kemi diçka konkrete por jemi në rrugë të mbarë për ta bërë për ta arritur këtë. Nëse kjo luftë vijon gjatë ne do të duhet që të jemi koherent dhe të sigurojmë produktin që na duhet. Kjo është situate krize nuk mund të jetojmë sikur s’ka ndodhur asgjë”, është shprehur Rama.

Ndër të tjera ai ka ripërsëritur paketën ndihmëse ku thekson se për tre muaj do të përfitojmë më shumë se gjysmë milionë qytetarë. Rama është shprehur se bujqësia është më mirë se një vit më parë dhe shpreson që prodhimshmëria do të vijojë që të rritet.

“Do të vijojmë që të mbështesim ato që janë më shumë në nevojë, që janë më shumë se gjysmë milioni qytetarë që do të fillojë mbështetja për tre muaj rresht, do mbështesin bujqësinë për naftën pa taksa, për të gjithë ato që thonë se bujqësia po vdes kemi 14% të produkteve bujqësore më shumë krahasuar me janar-shkurt 2021. Bujqësia është e ndarë në dy pjesë një palë që punojnë dhe nuk bëjnë zhurmë që ka rritur shifrat në mënyrë spektakolare.

Shifra tjetër është se importojmë 1 dhe eksportojmë tre në krahasim me atë që importonim 7 dhe eksportonim 3. Kemi më shumë produkte vendi në treg sesa vitet e tjera. Ne do të vijojmë të stimulojmë sinergjitë’, u shpreh Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.