Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama poston videon: Hangar i ri për helikopterët Black Hawk, investimi rrit operacionalitetin e Bazës së Farkës

17:16 / May 22, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 05 22 170659
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tashmë helikopterët Black Hawk të Forcës sonë Ajrore do të kenë “shtëpinë” e tyre të dedikuar në Bazën Ajrore të Farkës, pasi ka përfunduar ndërtimi i hangarit të ri. Kryeministri Edi Rama, teksa ka ndarë një video shkruan edhe se investimi në infrastrukturë dhe modernizim do të rrisë operacionalitetin e Bazës së Farkës, duke ofruar të gjitha lehtësirat jo vetëm për kryerjen e punimeve të mirëmbajtjes së helikopterëve, por edhe përmirësimin e kushteve të punës për pilotët dhe teknikët tanë.

”Helikopterët Black Hawk të Forcës sonë Ajrore do të kenë “shtëpinë” e tyre të dedikuar në Bazën Ajrore të Farkës, aty ku sapo ka përfunduar ndërtimi i hangarit të ri. Investimi në infrastrukturë dhe modernizim do të rrisë operacionalitetin e Bazës së Farkës, duke ofruar të gjitha lehtësirat jo vetëm për kryerjen e punimeve të mirëmbajtjes së helikopterëve, por edhe përmirësimin e kushteve të punës për pilotët dhe teknikët tanë”,-shkruan Rama.

Kapiten Ertion Kodra, shef i Mirëmbajtjes së Black Hawk, vlerësoi këtë investim që ofron kushte më të mira pune. Ai theksoi se përveç akomodimit të 4 helikopterëve Black Hawk, hangari i ri do të ofrojë edhe shërbimet e mirëmbajtjes.

”Ky hangar do të ndihmojë shumë në rritjen e operacionalitetit dhe mirëmbajtjes së helikopterëve Black Hawk duke ofruar kushte më të mira pune dhe shërbimi për efektivin e mirëmbajtjes. Ndërtimi i këtij angari është për të akomoduar deri në 4 helikopterë Black Hawk, por jo vetëm për akomodimin. Këtu do të bëhet edhe mirëmbajtja ditore si dhe të gjitha proceset. Do jetë i pajisur edhe me vinç që do të shërbejë për heqjen e pjesëve më të rënda’‘, tha Kodra.

Black Hawk Hangar helikopterë Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.