Kreu i PD-së Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po bën propagandë me fatkeqësinë teksa njerëzit janë të përmbytur.
Duke folur para mediave ai i bëri thirrje strukturave të opozitës të ndihmojonë njerëzit. 25 prilli, tha Basha është dita e ndryshimit të madh.
“Gjatë ditëve të kaluara kam qenë me disa prej jush në zonat e përmbytura, kemi parë dëmet e mëdha dhe vështirësitë që po kalojnë njerëzit. Edhe sot që flasim mijëra banorë dhe shtëpitë e tyre janë në ujë. Janë me mungese të ujit të pijshëm, pa ushqime apo vuajnë për aksesin për të dalë nga shtëpia, s’kanë as medikamente. S’po flas vetëm për zonën e ultësirat. Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, ndonëse në rreth politik, jemi përpjekur që të bëjmë gjithçka. Kjo është e vetmja qeveri në botë që fatkeqësinë e sheh për propagandë. Ulen dy orë dhe njeriu që ka 8 vite kryeministër, 8 vjet përgjegjës, na tregon historikun e reshjeve në 20 vitet e fundit. E di gjithë Shkodra, që ka vite që s’bie shi dhe uji erdhi nga kaskada. Njerëzit janë të përmbytur dhe ku vazhdon që t’ju vërë fajin të tjerëve, 8 vite propagandë. Kush ka qenë kryeministër në këto 8 vite? Kush i ka pasur në dorë miliarda euro për të zgjidhur këto probleme. Ata njerëz përveç pandemisë dhe përmbytjeve, iu është shtuar një ditë e acartë dhe del sot pa pikë turpi sikur ka ardhur dje kryeministër. Kush e ka përgjegjësinë? Çfarë po bën për t’ju ardhur në ndihmë? Ky që ka përgjegjësin ëme ligj, ulet 2 orë dhe bën propagandë me fatkeqësinë. 8 vite dështim dhe propagandë.”, tha Basha.
