Një nga gërmadhë e kthyer edhe në një vend grumbullimi plehrash, Stadiumi i Burrelit është transformuar brenda 40 ditësh. Ka qenë vetë Kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar fotot e këtij ndryshimi rrënjësor që ky stadium ka pësuar duke i dhënë gjithë dashamirësve të zonës së Matit një ambient dinjitoz për të ndjekur skuadrën e tyre të dashur. Ai ka vlerësuar punën e kryebashkiakut të ri Agron Malaj, punonjësve të bashkisë dhe komunitetit të biznesit në Bashkinë e Matit për punën e palodhur që kanë bërë. “40 DITE TRANSFORMUESE e kthyen Stadiumin e Burrelit, nga një shembëlltyrë të lemeritshme të rrënimit të si s’ka më keqshëm, në një shembull kuptimplotë të dëshirës së madhe për të bërë ndryshimin, me shpenzime të vogla (zero lek nga buxheti), vullnet të mirë, bashkëpunim me biznesin dhe punë të përkushtuar të bashkisë së ringjallur prej 30 qershorit.
Një bravo të madhe kryebashkiakut të ri, punonjësve të bashkisë dhe komunitetit të biznesit në Bashkinë e Matit”, shkruan Rama.
Fotot e transformimit: Ishte/ është