Pak më herët, kryeministri Edi Rama ka dhënë një njoftim nëpërmjet të cilit ka treguar se në Aeroportin e Rinasit kërkohen punonjës. Përmes një postimi në rrjetin e tij social “Instagram”, Rama shpërndau një foto të sallës “VIP” në aeroportin “Nënë Tereza”, ku thotë se në aeroportin kombëtar të vendit kërkohen gjithashtu të punësohen të rinj, me paga që nisin në vlerën e 60 mijë lekëve të reja.
“Salla e re VIP për udhëtarët në Aeroportin “Nënë Tereza” është një hapësirë shumë e bukur, ku po punohen detajet e fundit dhe ku kërkohen vajza e djem të sjellshëm e punëtorë, me paga që fillojnë nga 60 mijë lek të reja e lart, ndërkohë që aeroporti i kthyer në kantier ndërtimi, përgatitet për një numër rekord turistësh në sezonin që po afron,”- thuhet në postimin e kreut të qeverisë.
