Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga stadiumi “Myslim Koçi” në Gramsh, ku punimet për rikonstruksionin e tij janë drejt përfundimit.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka ndarë disa fotografi nga stadiumi, duke theksuar përparimin e punimeve.
“Dhe me stadiumin ‘Myslim Koçi’ në Gramsh, ku puna për rilindjen e tij është drejt përfundimit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.
Stadiumi është pjesë e investimeve për rikualifikimin dhe përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend.
“Mirëmëngjes dhe me stadiumin ‘Myslim Koçi’ në Gramsh, ku puna për rilindjen e tij është drejt përfundimit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
