Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama publikon pamjet: Punë kolosale në kantierin e Korridorit VIII. Segmentin e rrugës së vjetër e bllokoi rrëshqitja e tokës

09:12 / February 28, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8670
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale sot në 28 shkurt, në lidhje me punën që po bëhet për ndërtimin e Korridorit VIII (aksi Elbasan-Qafë Thanë).

Rama shprehet se në këtë aks rrugor po zhvillohet një punë e jashtëzakonshme e kolosale dhe se punimet janë të standardeve europiane.

Duke folur dhe njëherë për shembjen në aksin rrugor që lidh Librazhdin me Prrenjasin, Rama deklaron se shkak ka qenë rrëshqitja e tokës, pra gjeologjike dhe aspak standardet, me të cilat punohet.

Postimi i kryeministrit Rama:

MIRËMËNGJES 

dhe me këtë vëzhgim të bërë dje në kantierin e aksit të ri të Korridorit VIII (Elbasan – Qafë Thanë), ku po bëhet një punë kolosale e shembullore e standardeve europiane, ndërkohë që 700 tenxheret politike mediatike e mbytën miletin me bombat artizanale mbi segmentin prej disa qindra metrash të rrugës së vjetër, të cilën e bllokoi rrëshqitja e tokës, pa asnjë lidhje, hiç, zero, me investimin e ri madhor, ju uroj fundjavë të qetë dhe larg tenxhereve të qametit artificial

Kujtojmë se shembja e një pjese të aksit rrugor që lidh Librazhdin me Prrenjasin, bëri që jug-lindja e vendit të jetë e bllokuar prej disa ditësh.

Për këtë problematikë, kishte edhe një replikë të ashpër mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Sali Berisha. Rama shprehet se shkaku për problemin në fjalë ishte natyror, ndërsa Berisha deklaronte se shkak ishte korrupsioni në ndërtimin e rrugëve.

Qeveria shqiptare ka nisur riparimin e aksit problematik, ndërsa nuk është dhënë një datë se kur do të përfundojnë punimet.

korridori vlll pamjet publikon Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.