Në kuadër të Këshillimit Kombëtar, Kryeministri Edi Rama ka bërë publike pyetjen e 10, që ka lidhje me prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët nuk e kanë kaluar vettingun.
Për këtë kryeministri Edi Rama kërkon opinionin e shqiptarëve, ndërsa ngre pyetjen:
“Ka njerëz që thonë se gjyqtarët dhe prokurorët, që nuk kanë kaluar vettingun duhet të pezullohen nga sistemi i drejtësisë nëse vendimmarrjet e tyre janë haptazi në kundërshtim me ligjin. Të tjerë thonë se pezullimi dhe përjashtimi nga sistemi duhet të kryhet sipas procedurave në fuqi. Si mendoni ju?

