Ndërsa po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët në Berlin, Kryeministri Edi Rama është pyetur për shpalljen non grata të deputetit socialist, Aqif Rakipi. Por, kryeministri ka zgjedhur ta shmangë këtë pyetje duke thënë:
“Të vijmë deri në Berlin për të folur kandidatët e PS më duket e sforcuar kështu që kalojmë te pyetja tjetër”.
Kujtojmë se kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama ndodhet në Berlin në kuadër të një vizite zyrtare, e fokusuar te integrimi në BE.
Pjesë nga bashkëbisedimi me gazetarët:
Rama: Kjo ishte vizita e parë në kancelari pas ndryshimit të kancelarit të Gjermanisë. Ky ishte takimi i dytë me Schols pas takimit kur ai ishte kryetar i bashkisë së Hamburugut. Takimi ishte jashtëzakonisht pozitiv. Sa i takon konsideratave për Shqipërinë për rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Ecurinë e Shqipërisë në kuadër të procesit të anëtarësimit në Be dhe në marrëdhëniet bilaterale. Kemi pasur një bisedë të gjatë pastaj kemi zhvilluar një dërkë pune ku kemi kaluar të gjitha temat e interesit.
A e mbështet ai ndarjen e Shqipërisë nga MV?
Rama: Se kam kërkuar këtë thjesht i kam bërë me dije se ne kemi një qasje që deri në këshillin Europian të qershorit do jetë e opandryshuar, por në rast se përsëri do bllokohemi për shkak të Bullgarisë bazuar dhe në mbështetjen e gjerë që ka marrë nga opinioni publik pasi i tregova për këshillimin kombëtar, ne do ndryshojmë qasje dhe do flasim me një gjuhë tjetër.
Kancelari e tha dhe në konferencë dhe në të dyja raundet e bisedimeve se është optimist për ndryshimin e kushtit të Bullgarisë. Unë nuk jam aq optimist por shpresoj të jem gabim dhe kancelari të ketë të drejtë.
Pyetje: Në zgjedhje latë jashtë zonës së sigurt 3 socialistë me kontribut, ndërkohë përfshitë një kandidat që s’ka kontribut në parti (Orlando Rakipi) babai i të cilit është non grata. A mendoni se keni marrë vendimin e duhur?
Rama: Të vijmë deri në Berlin për të folur kandidatët e PS më duket e sforcuar kështu që kalojmë te pyetja tjetër.
