Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rama pyetet për Berishën, ja si i përgjigjet gazetarëve

11:10 / September 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama parlament
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të anashkalojë dhe të mos japë përgjigje të drejtpërdrejtë në lidhje me vendimin e kryedemokratit, Lulzim Basha për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së.

Gazetarët e kanë pyetur disa herë kryeministrin në lidhje me këtë, por përgjigja e vetme që dha ishte se dora e tij është e shtrirë qoftë edhe ndaj PD-së për zhvillimin e vendit.

“Ndalova për t’ju uruar të gjithëve një punë të mbarë si shërbëtorë të publikut, unë do të angazhohem personalisht dhe PS do të bëjë të gjithë përpjekjen që të kemi sa më shumë energji të shpenzuara për njerëzit dhe për sfidat reale dhe sa më pak energji për atë që politika ka bërë fatkeqësisht në shumë vite, duke u bërë një pronë e politikanëve që e kanë abuzuar vijimësisht për qëllime, interesa dhe ambicie që mund të jenë të natyrshme por që nuk janë të mjaftueshme për tu ngritur mbi interesat.

PS e ka marrë një mandat të treta për ta çuar vendin në një nivel tjetër, dhe sot është në një moment të rëndësishëm të rrugëtimit të saj pasi duhet të ndjejë përgjegjësinë për çuarjen e Shqipërisë në një nivel të rëndësishëm, tjerat janë më të panevojshme.

Ne vijmë në këtë kuvend për mandatin e tretë me dorën e shtrirë, pa marrë parasysh sesi do të shkonin zhvillimet në PD dora është e shtrirë për të bashkëpunuar në funksion të shtetit. PS e ka të vështirë që të shikojë nga lart poshtë, ne jemi lart dhe do të shikojmë përpara dhe kush do që të bashkohet me ne është i mirëpritur”, ka thënë ai.

I pyetur nëse ka një marrëveshje me Bashën, ashtu siç tha Berisha, Rama nuk dha një përgjigje, por i dha fjalën gazetarëve se nuk do t’i sulmojë më si më parë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-Finlandë, interesim i lartë për bileta

16:41 / October 10, 2026

Reshjet e dendura të shiut përmbytin rrugët në Vlorë, alarm për pusetat e bllokuara dhe ujin pranë banesave

15:22 / October 10, 2026

Ngjela: PD s’vjen dot në pushtet me Berishën

19:39 / October 9, 2026

Bordi i Transparencës ul me 4 lekë çmimin e naftës, rrit me 1 lek benzinën

11:16 / October 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.