Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama pyetet për dorëheqjen e kryebashkiakes së Durrësit, si reagon kryeministri

12:31 / December 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sako rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Durrës kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët për dorëhqjen e Valbona Sakos nga posti i kryetares së bashkisë.

Sako njoftoi dorëheqjen e saj sot në mëngjes, e cila argumentonte se vendimi vinte pas deklaratave të saj për tërmetin ditën e djeshme.

Ndërkohë, lidhur me këtë vendim të Sakos,  Rama ka refuzuar të japë një përgjigje konkrete, ndërsa u ka kërkuar gazetarëve të mos merren me histori anësore.

“Ajo që mendoj se është me rëndësi, është që në këto momente të jepni sa më shumë energji pozitive. Mos të merremi me këto histori anësore. Ju jeni heronj në terren, por ata që ju drejtojnë me telefon nga redaksitë dhe të mbledhin në darkë lloj lloj sharlatanët, sepse njerëzit janë të tmerruar. Një nga gjeneratorët e tmerrit janë ekranet e debateve pa kuptim. Janë ekrane ku jepen kronika sikur në çdo shtëpi ka rënë bomba. Ndaj është misioni juaj që të thoni; nuk ka rëndësi fare nëse ka plasur apo jo muri, por rëndësi ka që a është prekur apo jo struktura,  a janë prekur apo jo kolonat? Nëse nuk na ndihmoni, mos na e bëni punën të vështirë duke hedhur helm dhe duke mbjellë mërzi dhe duke krijuar mërzi. I luajtët mëndsh njerëzit. Jo ju që jeni këtu në terren, por përmes ekraneve”, është shprehur ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Negociatat e dështuara në Kosovë, zbulohen prapaskenat. LDK kërkon Presidentin për Vjosa Osmanin, Kurti i ofron vetëm ministri

19:00 / August 7, 2026

Shtyhet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës! Reagon Ambasada e SHBA: Formoni institucionet sipas Kushtetutës!

18:58 / August 6, 2026

“Nuk e kuptoj se çfarë kanë me mua” – Ylli Manjani iu përgjigjet protestuesve: Kush më shan, është i sharë

17:19 / August 6, 2026

Ndarja territoriale, a ka ardhur koha ta zhdukim Jugun dhe Veriun?

16:22 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.