Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një video nga inspektimi i bërë në Qendrën Historike të Vlorës. Në postim Rama shkruan se kjo ishte kthyer në një qendër kanceroze .
“Rilindja e Qendrës Historike mbi gërmadhat e një rrënimi që e kishte katandisur zemrën e qytetit në një vatër kanceroze karakatinash, ujrash të zeza, gropash e plehrash, ku nuk shkelte askush veç banorëve të harruar mes mbeturinave… “, shkruan Rama.
