Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Qeveria jonë ka një mision; të udhëheqë Shqipërinë!

12:58 / March 2, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me shqiptarët në Greqi, u ndal tek reforma në drejtësi dhe integrimi i vendit në Bashkimin Evropian.

Ai theksoi se për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë në 1912, qeveria e udhëhequr prej tij ka dorëzuar “shpatën e drejtësisë” tek një pushtet tjetër.

Sipas tij, Partia Socialiste do vijojë të mbrojë pavarësinë e sistemit gjyqësor.

“Për atë për të cilën ata thonë, që unë dhe ne duhet të ulim kokën, pikërisht për atë duhet dhe jam kryelartë. Ata që janë të lidhur me pushtetin politik nuk janë të paprekshëm. Një pushtet, ky i ynë, dorëzoi shpatën e ndëshkimit tek një pushtet tjetër.

E morën detyrën jo të rrimë të ngrohim vezë, por ta bëjmë Shqipërinë anëtare të BE. Në vetëdijen të plotë, kemi dorëzuar shpatën tek pushteti i drejtësie dhe kemi vënë në dispozicion organizmin tonë. Vetëm kështu mund të luftojmë korrupsionin seriozisht dhe mund të bëhemi të barabartë me të gjitha ata që na shohin nga distanca dhe që janë në tryezën e BE. Nuk kemi asnjë rrugë tjetër.

Ne jemi të vendosur të mos e prekim pavarësinë e drejtësisë.  Në jemi të vendosur t’i durojmë të gjithë dhimbjet e padrejta. Qeveria jonë ka një mision: të udhëheqë Shqipërinë. Puna jonë nuk është si gjithë punët e tjera, puna jonë është një mision. Me një gjë nuk negociohet; Japim respekt, duam respekt, ndryshe me ne nuk mund të shkohet më tutje. Këtë e kemi siguruar dhe për ta kthyer në një marrëdhënie të përgjithhershme, na duhet flamuri atje dhe duhet t’ia vëmë vulën kësaj historie me marrjen e statusit anëtar të BE”, theksoi Rama.

Ai theksoi se Shqipëria synon të ulet në tryezën e vendeve të BE, si e barabartë me të gjithë, përfshirë dhe  Greqinë.

“Të ulemi krah për krah me Greqinë si dy vende të barabarta jo vetëm me zakon por edhe me ligj, jo vetëm me emocion por edhe me vulë. Si ne edhe Greqia të jemi bashkë tek yjet e flamurit të BE-së, ku është momenti historik”, tha Rama.

Athine Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Festë me tortë e verë në Bruksel, Rama surprizon Marta Kos dhe ministren daneze

10:18 / November 17, 2025

Spiropali nga Brukseli: Tashmë kemi shtëpinë tonë në misionin për në BE

10:10 / November 17, 2025

Sondazhi: 53.5% e qytetarëve pro lirimit të Veliajt pas vendimit të Kushtetueses

09:55 / November 17, 2025

Çelet grupkapitulli i fundit me BE, Rama: Moment historik për Shqipërinë, ecim përpara me të njëjtin intensitet

09:43 / November 17, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.