Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: QSUT-ja do të kthehet si pikë referimi për Ballkanin

12:20 / April 28, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i vendit, Edi Rama , u shpreh se do të nënshkruhet një marrëveshje historike për shërbimin shëndetësor shqiptar, e posaçërisht për QSUT dhe Universitetin e Mjekësisë, që do të hyjnë në një partneritet strategjik me qendrën spitalore universitare të ekselencës europiane “San Raffaele” dhe universitetin përkatës “Vita- Salute San Raffaele”, për t’u kthyer në pjesë integrale të eksperiencës e praktikës së tyre, duke u bërë ofrues të një niveli europian kujdesi dhe edukimi mjekësor.

Gjatë fjalës së tij, Edi Rama u shpreh se synimi është që QSUT-ja të kthehet në pikë referimi për të gjithë Ballkanin

“Moment historik për shëndetësinë tonë por edhe për vetë Shqipërinë, sepse ne sot hapim një faqe krejt të re në një rrugë, që ka qenë e gjatë, jo e lehtë dhe kishte një pikënisje që të thuash dëshpëruese është pak në një situate dhe situata shëndetësore ku e vetmja vlerë e padyshimtë ishte vlera e mjekëve dhe infermierëve, të cilët në kushtet skandaloze luftonin për të mbrojtur dhe shpëtuar jetë.

Ambicia jonë është pak bëjmë këtë qendër spitalore, pikë referimi për të gjithë Ballkanin dhe ta kthejmë në një qendër ekselente , mes qendrave të ekselencës në Evropës dhe kjo është plotësisht e mundur. Duam të transformojmë dhe Universitetin Mjekësisë.

Në të dyja këto bashkëpunime që janë pjesë e të njëjtës marrëveshja, synimi nuk është që të kemi një partner apo konsulent më shumë, synimi është që deri në 2030, nga njëra anë QSUT të pësojë atë transformim që grupi “San Raffaele”, që ka sjell në Poloni, duke u përfshi në të gjitha procesit, në menaxhimin e qendrës, në organizmin e jetës s përditshme të qendrës dhe duke bashkua profesionistët e të dyja anëve të QSUT dhe “San Raffaele”, e njëjta ambicie është për universitetin”, tha Rama.

ballkan Edi Rama pike referimi QSUT SPITAL
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

PD u dërgon mesazh demokratëve: Të shtunën në protestën e studentëve, organizimi përmes degëve të partisë

14:52 / November 26, 2026

Tiranë, Rama pret komisioneren Marta Kos

14:21 / November 26, 2026

Reshjet sjellin prani uji në rrugët e Durrësit, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

13:35 / November 26, 2026

Ndahet nga jeta mjeku i njohur dhe ish-deputeti i PS-së, Ylli Ziçishti shuhet në moshën 76-vjeçare

12:31 / November 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.