Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rritja e turizmit malor, Rama: Do mbështesim bujtinat! Bankat do mundësojnë kredi, barrën kryesore ta ketë shteti

08:50 / June 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1717827290 podcast
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria ”Rama 3” synon turizmin malor. Një program që synon mbështetjen e rrjetit të bujtinave nëpër male po punohet dhe së shpejti do të marrë dhe formë të konkretizuar për tu bërë publik.

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë gjatë podcastit të tij, ka të ftuar dy zonja, Fatmira dhe Arjola të cilat kanë hapur bujtina, njëra në Gur të Bardhë në Mat dhe tjetra në Nivicë në malësinë e Labërisë. Fjala është për mbështetje financiare në dhënien e kredive nga bankat për ngritjen e bujtinave, ku barrën kryesore do ta ketë shteti.

”Një program ‘paketa e maleve’ apo fletorja e maleve, nuk e di si do ta quajmë. Jemi duke shkuar drejt finalizimit dhe do të bëjmë mbështetje për rrjetin e bujtinave nëpër male. Jemi duke folur dhe po e mbarojmë me bankat. Në mënyrë që bankat të na mundësojnë kredi ku barrën kryesore ta ketë shteti. Të bëjmë dicka të mirë, se kemi marrë cdo dy ditë emigrantë që duhen të kthehemi”,-tha Rama.

Fatmira pranoi se është e nevojshme mbështetja e shtetit. “Urojmë këtë gjë se Guri i bardhë’ ka turizëm natyror dhe ushqimor. Na mungon vëmendja”. Qeveria po synon dhe nxitjen e shqiptarëve të emigruar jashtë të kthehen për të rivitalizuar banesat e gjyshërve në zona të thella të Shqipërisë.

“Kush i vë energjitë dhe ambiciet për të ardhmen tek truadhi i të parëve në male, vë bastin më të sigurtë. Nuk është e lehtë por në fund të muajit llogaria del më mirë, që të mos flasim më pas për radiografinë e mushkërive. E sigurtë që do na përcillni në mes të Tiranës”,-tha Rama.

Rama turizmi malor
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vuçiç njofton datën e largimit nga posti i presidentit: “Do të jap dorëheqjen më 27 shtator”

21:38 / September 14, 2026

Shqipëria hap Konsullatën e Nderit në Napoli, Rama merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit

20:20 / September 14, 2026

Gjykata e Lartë shqyrton nesër “arrestin me burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Bardhi: Rama po bën gjithçka për të ndikuar trupin gjykues për të nxjerrë Veliajn nga qelia

19:42 / September 14, 2026

Goditi me grusht qytetarin gjatë tubimit, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

15:22 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.