Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama: Sa herë ke menduar ta lësh punën? Sako: Asnjëherë! Nëna më pyeste pse më sulmojnë

09:08 / April 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sako
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në podcast-in me Edi Ramën, Emirjana Sako thotë se nuk ka menduar asnjëherë që të lërë punën pasi këtë e ka diskutuar më parë me familjen. Edhe diskutimet që kishte në fillim me nënën e saj nuk janë më pasi tanimë nuk e kanë më fokusin që t’i përgjigjen sulmeve.

Edi Rama: Sa herë gjatë gjithë kësaj periudhe tre vjeçare, sa herë ke menduar që çfarë merrem me këtë punë, më mirë ta lë fare?

Emiriana Sako: Asnjëherë!

Edi Rama: Nuk e ke pasur kurrë këtë…

Emiriana Sako: Jo, asnjëherë!

Edi Rama: Në momentin që të ka ardhur në majë të hundës nga ndonjë situatë mbingarkese.

Emiriana Sako: Ka pasur lodhje shumë domethënë. Unë e kam marrë detyrën në 23 prill të 2020 dhe e diela e parë që kam qëndruar paradite, pra që nuk kam shkuar në bashki fizikisht, ka qenë mbase gushti i 2021. Pra kjo ka qenë një kohë shumë intensive pune por unë e kam parë si një mundësi që…

Edi Rama: Po sa herë të ka thënë burri ca merresh me këtë punë, lëre fare.

Emiriana Sako: I kam thënë që para se të thoja po, i kam thënë, po të pyes që mos më thuash pastaj pse s’na pyete, më le mua me kalamajtë apo i le kalamajtë rrugëve.  E kur më thotë kështu, i them që të pyeta.

Edi Rama: Po prindërit? Sa herë i gjen me çehre të vrarë, me ilaçe për t’u qetësuar nga çfarë dëgjojnë kur të sulmojnë.

Emiriana Sako: Po, ime më më tepër domethënë se im atë është më indiferent si natyrë, më i ftohtë, por ajo është, edhe në zgjedhjet e marsit ishte, domethënë nuk guxoja të shkoja në shtëpi atje se fillonte me pyetjet, po ky tha kështu, po pse e tha ai atë? Tani është më e preokupuar që të takojë njerëzit e të bëjë fushatë për mua.

sako
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.