Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Samiti i Berlinit ishte për bashkëpunimin rajonal, jo për integrimin europian

10:30 / May 2, 20195 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama mbledhje grupi9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar socialist pas Samitit të Berlinit ka sulmuar opozitën për dezinformim për mosçeljen e negociatave të Shqipërisë me BE. Rama tha se në këtë samit kryefjala ishte bashkëpunimi rajonal dhe jo çelja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Gramafonët dhe filxhanët e Tiranës që gjurmuan e lajmëruan kobine zi të mbylljes së derës së negociatave për Shqipërinë ku pa mbaruar kafja e mirëseardhjes bën broçkulla nga më të hatashme, shprehje ekstreme e dëshpërimit të atyre që duan të marrin me çdo kusht me vete Shqipërinë në rrugën e qafëthyerjes së vet. Nuk ka shqiptar të logjikshëm që nuk e kupton që tanimë prej disa vitesh vendimmarrja europiane për vendet e rajonit tonë nuk lidhet vetëm me sa bëjmë e çfarë bëjmë ne, por po aq, madje për fat të keq çdo ditë e më shumë me çfarë ndodh në politikën e brendhsme të disa vendev të kërcënuara nga rritja e partive evropiane”, tha Rama në fjalën e tij.

Sipas tij samiti nuk kishte të bënte fare me çështjet e integrimit europian të Ballkanit Perëndimor, por bashkëpunimin rajonal dhe një pikë e veçantë dialogu Kosovë-Serbi.

“Samiti nuk kishte lidhje me negociatat e Shqipërisë apo Maqedonisë së Veriut, nuk kishte asnjë samit për çështjet e integrimit europian të Ballkanit Perëndimor. Deklarata e samitit që na u dha si draft për të dhënë opinionet tona paraprakisht nuk kishte asnjë fjalë për temën e zgjerimit të BE se tema ishte bashkëpunimi rajonal dhe një pikë e veçantë dialogu Kosovë-Serbi”, vijoi ai.

Zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen tha Rama, duke shtuar se në Berlin nuk u fol për shtyrje zgjedhjesh. “Gënjen mendja se do ndalojnë Shqipërinë të bëjë zgjedhjet vendore, sepse ende mendojnë mesa duket se do të ketë budallenj që do të shkojnë me këmbët e tyre në nurgje për llogari të gramafon Lulit dhe filxhanit të Monikës. Unë mendoj që nuk ka asnjë budalla nëpër botë që jo ti mbështeë, po pa pikë dyshimi nuk do të gjejën më asnjë ti takojë e ti dëgjojë. Meqë në gjithë broçkullat që u thanë me rastin e samitit të Berlinit dhe që mua do më kërkonin shtyrjen e zgjedhjeve, apo do më tërhiqnin veshin për zgjedhje pa pjesëmarrje të humbësve të arratisur nga procesi për të mos u përballur me votë më 30 qershor, u them se nuk më zuri veshi asnjë kërkesë apo kapje të kësaj natyre, po asnjë fjalë”, vijoi kryeministri.

Rama tha se do të ketë ndryshime në Kodin penal të Republikës së Shqipërisë, duke paralajmëruar ashpërsim për sa i përket veprave penale në zgjedhje.

Pjesë nga fjalimi i Ramës:

Nismën tonë më të re parlamentare për disa ndryshime me rëndësi rtë veçantrë në kodin penal. Këto ndryshime janë rezultat i përvojës qeverisëse në disa sektorë, i shqetësimeve jo të vogla të opinionit publik.

Nuk ksiha parë kurrë më parë dezinformim dhe keqinformim më të madh për një ngjarje politikë ndërkombëtar ku kam qenë pjesëmarrëse ses sa risia e marrëzive dhe ligësive që shoqruan dhe pasqyruan në mediat shqipare në Tiranë e Prishtinë.
Samiti nuk kishte lidhje me negociatat e Shqipërisë apo MV, nuk kishte asnjë samit për çështjet e integrimit europian të Ballkanit Perëndimor. Deklarata e samitit që na u dha si draft për të dhënë opinionet tona paraprakisht nuk kishte asnjë fjalë për temën e zgjerimit të BE se tema ishte bashkp rajonal dhe një pikë e veçantë dialogu Kosovë-Serbi. Në të njëjtën kohë përpara samitit, kancelarja kishte dy takime bilaterale me Zaev dhe mua, ku u fol për çeljen e negociatave për anëtarësim.
Nuk shkova në takim për tu njohur me vendimin e Gjermanisë në zyrën e kancelares sepse dihet botërisht që vendimmarrja kalon përmes bundestagut dhe kancelarja nuk e thotë kur fjalën e fundit të parën.

Gramafonët dhe filxhanët e Tiranës që gjurmuan e lajmëruan kobine zi të mbylljes së derës së negociatave për Shqipërinë ku pa mbaruar kafja e mirëseardhjes bën broçkulla nga më të hatashme, shprehje ekstreme e dëshpërimit të atyre që duan të marrin me çdo kusht me vete Shqipërinë në rrugën e qafëthyerjes së vet. Nuk ka shqiptar të logjikshëm që nuk e kupton që tanimë prej disa vitesh vendimmarrja europiane për vendet e rajonit tonë nuk lidhet vetëm me sa bëjmë e çfarë bëjmë ne, por po aq, madje për fat të keq çdo ditë e më shumë me çfarë ndodh në politikën e brendhsme të disa vendev të kërcënuara nga rritja e partive evropiane.

Këtu ka dhe një detaj tjetër, për të gjithë ata që duan të kuptojnë pse Komisioni Europian vendosi këtë vit në mënyrë të veçantë që ta nxjerrë raportin në fund të majit. Për të mos e ndjerë gjatë zgjedhjeve për Parlamentin Europian dhe për të mos e kthyer rekomandimin e pritshëm pozitiv në një mish për top për fushata elektorale në ato vende ku qartësisht problemi nuk është as marrëdhënia e respektit në shqipëri dhe as ecuria faktike e Shqipërisë por dinamika e brendshme elektorale dhe politike.

I ka ardhur fundi dhe variantit të asaj loje në gjuhë tëhuaj sepse nuk ka mbetur më në Europë njerëzve që i beson katranbuzëve tanë.

Gënjen mendja se do ndalojnë Shqipërinë të bëjë zgjedhjet vendore, sepse ende mendojnë mesa duket se do të ketë budallenj që do të shkojnë me këmbët e tyre në nurgje për llogari të gramafon lulit dhe filxhanit të monikës. Unë mendoj që nuk ka asnjë budalla nëpër botë që jo ti mbështeë, po pa pikë dyshimi nuk do të gjejën më asnjë ti takojë e ti dëgjojë. Meqë në gjithë broçkullat që u thanë me rastin e samitit të Berlinit dhe që mua do më kërkonin shtyrjen e zgjedhjeve, apo do më tërhiqnin veshin për zgjedhje pa pjesëmarrje të humbësve të arratisur nga procesi për të mos u përballur me votë më 30 qershor, u them se nuk më zuri veshi asnjë kërkesë apo kapje të kësaj natyre, po asnjë fjalë

samiti i berlinit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.