Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rama: Satelitët dhe dronët inteligjentë na sjellin të dhëna në kohë reale

10:45 / November 15, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama kuvendndnd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot në Kuvend projekt-buxhetin për vitin 2022. Kreu i qeverisë e cilësoi si mjaft domethënës, duke qënë se vjen pas dy viteve të vështira.

Rama vuri theksin ndër të tjera tek dixhitalizimi dhe teknologjia. Rama solli edhe njëherë në vëmendje rëndësdinë e satelitëve dhe dronëve inteligjentë, që sipas kryeministrit do të sigurojnë të dhëna të dobishme për luftën kundër krimit mjedisor, por jo vetëm.

“E dimë shumë mirë se çfarë plage është në Kadastër çështja e marrjes së letrave të pronësisë. Me dixhitalizimin përfundimtar edhe Kadastra do të jenë një institucion i aksesueshëm. Mbrojtja inteligjente e territorit dhe sigurisë publike, hyn në një fazë tjetër falë buxhetit të vitit 2022 qoftë me sigurimin satelitëve dhe dronëve inteligjentë. Do të na japim të kemi në kohë reale një bazë të rëndësishëm të dhënash, që nga vendosjet e paligjshme të mbetjeve tek ndërtimet pa leje deri tek aspekte që kanë të bëjnë me bujqësisë. Pa lënë mënjanë edhe liftin kundër krimit në sensin e një potenciali komplet tjetër të identifikimit dhe ndjekjes së elementëve kriminalë.

Qendra dixhitale e qarkullimit rrugor është projekt në proces. Sot jemi në kushtet ku kemi gati njërën pjesë dhe duhet të kalojmë dhe në pjesën tjetër. mbrojtja e krimit kibernetik do të hyjë në prioritete tona dhe do të financohet në mënyrë të posaçme duke krijuar në Shqipëri një qendër të mbrojtj3s. Qendra e depozitimit të të dhënave dixhitale, të gjitha të dhënat e shtetit që kanë nevojë për depozitim, të mos ketë asnjë humbje të të dhënave dhe asnjë humbje në kohë. Edukimi teknologjik i fëmijëve dhe të rinjve,” tha Rama.

Kryeministri shtoi më tej se shëndetësia dhe arsimi zënë një vend të veçantë më buxhetin e vitit të ardhshëm.

Shëndetësia, arsimi dhe mjedisi, pa hyrë në detaje. Buxheti i shëndetësisë shkon në 91.3 miliard që përbën 4.89 të prodhimit të përgjithshëm kombëtar.

Për arsimin janë disa hapa të rinj. Përfshirja e gjuhës angleze që në klasën e parë. futja e mësimit të teknologjisë në ciklin e ulët dhe një orientim drejt shkencës. Për laboratorët e shkollave nga njëra anë si dhe për një sistem të ri të informatikës. Do të ketë një buxhet të veçantë për artet dhe zejet, si dhe për programin kombëtar të sporteve në shkollë.

Për universitetet, kemi një tryezë të përbashkët të qeverisë me rektorët. Po shikojmë zhvillime inkurajuese. Nga buxheti për vitin e ardhshëm janë alokuar 7 milion dollarë për ato universitete që do të ecin më shpejt për të krijuar raporte me universitete evropiane që çojnë drejt programeve të përbashkëta dhe diplomave të përbashkëta,” deklaroi Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

San Marino-Shqipëri/ Vendasit përpiqen të reagojnë, portieri Sherri shpëton kuadratin

22:22 / September 29, 2026

Ndihmë e re për fëmijët me aftësi ndryshe, kryeministri Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës

21:24 / September 29, 2026

Miratohet unanimisht propozimi i Veliajt, katër ish-drejtuesit e UÇK-së “Qytetarë Nderi” të Tiranës

20:49 / September 29, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.