Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Rama s’deshi ta merrte opozitën në Bruksel, gënjeu kur tha se…”/ Besnik Mustafaj: Me hapjen e negociatave jemi akoma në paradhomë, proçesi është i kthyeshëm

22:06 / July 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
musta 500x268besnik
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj ka deklaruar se sot nuk është thjesht hapja e negociatave por rruga vështirë që ka Shqipëria drejt anëtarësimit në BE. Ndërsa theksoi se procesi është i kthyeshëm nëse vendi nuk bën progres në akset kryesore.

Mustafaj vuri në dukje se Rama gënjeu kur u justifikua se ende nuk dihet kush është në radhën opozitare. Sipas Mustafajt, Rama thjesht nuk deshi ta merrte opozitën në Bruksel.

“Jemi në paradhomë, por ndryshimi është që dera nuk është e mbyllur. Procesi është i kthyeshëm. Nëse vendi nuk bën progres në akset kryesore, si demokracia, të drejtat, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka kthim mbrapa”, u shpreh ai për Abc News.

Ish-ministri theksoi gjithashtu se vullneti i secilit shtet anëtar mund të ndalojë në çdo moment ecurinë e negociatave.

“Kthimi pas do të thotë që mund të humbësh edhe të drejtën e negociatave. Serbia e ka mbetur te 4 kapitujt. Lufta kundër korrupsionit do të jetë që në fillim. Brukseli negociatat i ka kryesisht teknike. Mund të bindet një shtet, por të del një vend, cilido që thotë se kam të dhëna të tjera. Avancimi është kur nuk është më me gënjeshtra nga ana e qeverisë. Tashmë në këtë stad, BE nuk do të jetë thjeshtë vëzhguese apo këshilluese për procese dhe reforma të rëndësishme në vend. Një shembull është edhe qëndrimi i mbajtur deri më tani për amnistinë fiskale. Duke u kthyer tek dërgimi i delegacionit shqiptar në Bruksel, kujtojmë se përfaqësues të opozitës nuk ishin mes tyre. Kryeministri Edi Rama e justifikoi mosprezencën e tyre me faktin se “ende nuk dihet kush është kush në radhët opozitare.” Ky problem sipas kreut të qeverisë nuk kishte pse të çohej në selinë e BE-së“, u shpreh ai.

Mustafaj shtoi se përkundër asaj që u deklarua, Brukseli nuk kishte caktuar asnjë format.

“Nuk ka detyrim nga Brukseli kush do të vijë. Ftohet qeveria dhe pastaj vendoset se kush do të shkojë. Rama mund të mos shkonte as vetë. Gënjeu, nuk e ka caktuar Brukseli formulën.” Formatin e kemi caktuar ne në Tiranë. Mandaton kë të dojë qeveria. Ajo që thotë Rama është gënjeshtër. Ai gënjen. Kush e pengonte të merrte nënkryetaren e parlamentit, kryetaren e komisionit të integrimit”, deklaroi ai.

Bruksel Mustafaj paradhome
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.