Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama: Serbia s’mund t’i vërë sanksione Rusisë, nuk jetojnë dot pa të, do ishte katastrofë në Ballkan

21:48 / September 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
12345
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Rama ka zhvilluar një intervistë për emisionin radiofonik nga Rory Stewart dhe Alaister Campbell, ky i fundit ish-zëdhënës i Tony Blair.

Rama u shpreh se Putini kur flet për Kosovën si shembulli më i madh se si bota perëndimore, Amerika dhe aleatët e saj shkelën brutalisht ligjet ndërkombëtare.

Ai theksoi se Serbia nuk mund t’i vendosë sanksione Rusisë, sepse ata s’mund të jetojnë as edhe një ditë të vetme pa gazin rus dhe se do të krijonte probleme në Ballkanin Perëndimor.

Rama:Putini e përsërit fjalën Kosova shumë herë, veçanërisht që prej fillimit të luftës, kur ai flet shumë shpesh për Kosovën, sepse në mendjen e tij, në botëkuptimin e tij rreth së drejtës ndërkombëtare, Kosova është pasqyra ku të gjithë ata që morën pjesë në çlirimin e saj duhet të shikojnë vetë hipokrizinë e tij, teksa flet rreth rajonit të Krimesë. Në mendjen e tij, Kosova është shembulli më i madh se si bota perëndimore, Amerika dhe aleatët e saj shkelën brutalisht ligjet ndërkombëtare. Ndërsa Krimeja, në mendjen e tij, është zbuluesi i kësaj hipokrizie të madhe.

Tani, brenda këtyre kufijve, brenda BE-së, Rusia ka ndikimin e saj më të dukshëm, nga Republika Sërpska në Bosnjë te vetë Serbia, në Mal të Zi, 80% e serbëve mendojnë që Putini është një hero, që po i tregon dhëmbët Perëndimit. Isha gjithashtu i shqetësuar, sepse natyrisht Putini përpiqet të ushtrojë dhe përdorë ndikimin e tij për të trazuar rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe kjo do të ndodhte, në një farë mënyre lehtësisht, nëse Perëndimi ushtron presion dhe e shtyn Serbinë përtej një kufiri të caktuar, që të vendosë sanksione kundër Rusisë.  Serbia nuk mund t’i vendosë sanksione Rusisë, pasi në thelb kjo është e pamundur, sepse ata s’mund të jetojnë as edhe një ditë të vetme pa gazin rus. Së dyti, për shkak të opinionit publik. Kështu, të kërkosh së tepërmi dhe shumë shpejt nga Serbia mund të kishte rezultuar katastrofike për Ballkanin Perëndimor.

Rama rusise Serbia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.