Kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë të premte një konferencë për mediat në lidhje me situatën në veri të Kosovës. “Nuk mund të ketë normalitet në marrëdhëniet Shqipëri-Serbi pa u liruar 3 policët e Kosovës. Mbajtja e 3 policëve të Kosovës në burg është lajthitje shtetërore”, tha Rama. Kreu i qeverisë shqiptare tha edhe se situata në veri po shkonte drejt një përplasje të grupeve të armatosura në veri me Forcat e Sigurisë së Kosovës. Sikur konflikti të zgjaste 3 orë, kryeministri Rama u shpreh se përplasja do të kishte qenë fatale.
“Po rritet me orë klima e tensionit duke rrezikuar një përplasje fatale të armatosur mes grupeve që operojnë në veriun e Kosovës dhe forcave të sigurisë që do të ishte një katastrofë në mes të së cilës do të përfshihej paevitueshmërisht KFOR. Përplasje e cila edhe sikur 3 orë të zgjaste do të rezultonte fatale edhe për të gjithë çka është bërë në këto vite përpjekje nisma ndërveprime në Ballkanin Perëndimor në ombrellën e procesit historik të veriut. Një kthim pas dramatik për rajonin dhe të ardhmen e tij. Shtetet tona në këtë lagje të Europës kanë një moment krejt tjetër dhe një rrugë krejt tjetër nga kjo që adreson qorrsokaku i veriut. Nuk mund të vazhdojnë të presin me vite që ky proces dialogu të përfundojë që marrëdhëniet me Serbisë dhe Kosovës të normalizohen dhe njohja e ndërsjellë të ndodhë “de facto”“,-tha Rama.
Po ashtu Rama shtoi edhe se u ka dërguar edhe një letër Presidentit francez, Emmanuel Macron, kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidnetit të KiE, Charles Michel për zbatimin me doemos të planit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve dy palëshe Kosovë-Serbi.
“Pardje i kam nisur një letër të dytë, Macion dhe Scholz dhe Chalres Michel për domosdoshmërinë për një shtyrje të re të Frances dhe Gjermanisë si kumbëtarët e planbit frankogjerman që ky plan të zbatohet me doemos”,-tha Rama. Sipas tij, nga përplasja Kosovë-Serbi ka vetëm një fitues: Rusia.
