Një pjesë e madhe e rinisë shqiptare, po “hedh” jetën në det, duke ikur me gomone për një jetë më të mirë në Angli. Nga aktiviteti në Durrës për bilancin e turizmit, kryeministri Edi Rama u bëri sërish thirrje të rinjve që të mos paguajnë mijëra paundë për të shkuar me gomone në Angli, por të investojnë në vendlindje.
“Të gjithë ata që paguajnë nga 30 mijë paundë për të marrë ato rrugët e frikshme të emigracionit klandestin, duke ia lënë të gjitha kursimet në dorë trafikantëve, në kërkim të një parajse që nuk kanë për ta gjetur në Angli, me ato para mund të bëjnë ekonominë e tyre në Kukës. Këtë nuk e them bazuar në çfarë kam parë në ëndrra, por këtë e them bazuar në realitetin që kam parë në shumë agroturizmave që janë ndërtuar”, tha kryeministri.
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në seancën plenare të së enjtes në Kuvend, tha se çdo ditë po ikin me gomone nga 700-1000 të rinj.