Kryeministri Edi Rama, bën me dije sa tashmë Pediatria e re e Tiranës ofron shërbime me standarde për fëmijët.
Në një video të publikuar në rrjetin social “Facebook”, Rama shkruan se investimi i shumëpritur është realizuar.
“Mirëmëngjes. Dhe me Pediatrinë e Re të Tiranës, një investim i shumëpritur për shërbimin shëndetësor me standarde optimale për fëmijët, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri bashkangjitur videos së publikuar.
