Puna në shërbimin ORL vijon në QSUT, ku vendosja e implantit koklear e kombinuar me terapinë e logopedisë, ndihmon fëmijët e lindur me ulje të dëgjimit, jo vetëm të dëgjojnë, por edhe të mësojnë të flasin.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit dëshminë e mjekes së shërbimit ORL, e cila tregon përfitimet që ka vendosja e implantit koklear. ”Puna në shërbimin ORL vijon në QSUNT, ku vendosja e implantit koklear e kombinuar me terapinë e logopedisë që ndihmon fëmijët e lindur me ulje të dëgjimit, jo vetëm të dëgjojnë, por edhe të mësojnë të flasin”,-shkruan Rama.
Sipas mjekes, shërbimi i ORL-së ka disa vite që kryen këtë lloj operacioni për fëmijët të cilët kanë humbje të mëdha dëgjimi, duke iu mundësuar që jo vetëm të dëgjojnë, por njëkohësisht të zhvillojnë edhe gjuhën e folur.