Kryeministri Edi Rama është përplasur mbrëmjen e sotme me analistin Mustafa Nano. I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama kundërshtoi Nanon që tha se Shqipëria është një vend i mjerë.
Pjesë nga debati në studio
Rama: Ç’është kjo, me këmbë mbi këmbë ti del e më thua që Shqipëria është një vend I mjerë…? ëëë? Ç’është kjo?
Nano: Pse ç’a ka…s’të përlqejnë kjo e imja ty këmbë mbi këmbë por të pëlqejnë poturet e tua.
Rama; Jo, s’ta lejoj…më fol me argumente, jo me terma eksetreme…
Nano: Më lejo ta shpjegoj, unë nuk dua të tregoj arrogancë pasi nuk më pëlqejnë gazetarët që ngrenë zërin teksa flasin më kryeminsitrin.
Rama: Fol me argumente, edhe ti ke filluar të shohësh nga pantallonat? Ti që mësove ngjyrat nga unë ke filluar të shohësh poturet e mia
Nano: Po tashi boll…lëri këto
Rama: Askush nga ata që ulem unë jashtë nuk shohin nga pantallonat, askush. Mos u merr me veshjen time.
