Kryeministri Edi Rama ka shfrenuar gjuhën në fjalën e tij që po mban në seancën e kësaj të mërkure në Kuvend, me një fjalor ofendues, fyes dhe bullizues ndaj deputetëve të PD-së. “Pa, fe, pa fytyrë, gjela deti, kastravec, bedela, laxhore lagjesh”, janë disa nga fjalët ofenduese nga Rama drejtuar deputetëve të grupit Basha-Alibeaj, të cilët e panë dhe bëjnë ndonjë batutë.
“Buxheti 2023 diskutohet në kushtet e një krize. Kjo është arsyeja pse i thoni shqiptarëve ekzaktësisht, ca nga budallëku, ca se jeni bedel se nuk e kuptoni pse jeni këtu. Më e keqja është se ju tërheqin nga hunde disa të tjerë se e dinë mirë çfarë bëjnë. Thonë atë që thotë Putin, ç’lidhje ka inflacioni me mua, ç’lidhje ka kriza e energjisë.
Çfarë lufte, s’ka luftë. Ju jeni bedel, s’keni idenë çfarë thoni. Ju morët para ruse, ngritët vathën, çadrën, blegërinit për rrëzimin e qeverisë se ju jeni të shitur. Disa prej jush janë të shitur dhe kanë marrë paratë, disa të tjerë janë të shitur se janë gjela deti. Një turp i madh për këtë vend e parlament jeni të gjithë ju. Ju do dilni siç hytë, kastravec, siç thotë poema e famshme që është këngë. Siç hyri dhe doli, kastravec. Kështu do dilni nga kjo histori”.
Rama: Pusho gjel deti, pusho me atë fjalor se nuk je në festën e gjelave të detit të Peqinit. Pusho bedel. Si nuk ju vjen turp. Ngrini ulni dynjanë hajdutë
Sula: S’ke turp.
Rama: O gjel deti pusho. Nuk je në vendimin tënd këtu, je gabim je aksident komplet. Ah, mjerë Shqipëri për ty edhe ata si ti.
