Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama vendosi të shoqërojë vetë në shkollë Alesion dhe Aurelin dy djemtë që i shpëtuan mrekullisht tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit. Shtëpitë e tyre u shembën dhe tani jetojnë në shtpëi të re.
Kryeministri i ka shoqëruar me makinë fëmijët, por ka harruar diçka. Të dy vogëlushët ishin pa rrip sigurimi, çka përbën një shkelje ligji.
Gazetari Flamur Vezaj, i cili aktualisht jeton në SHBA, e konsideron një papërgjegjshmëri totale dhe vetëm për show, teksa thotë se i rrezikon jetën fëmijëve dhe për më tepër “nuk e vrasin mendjen se çfarë thotë ligji apo Kodi Rrugor”.

