“Ах, рубли, рубли, каким большим дьяволом всегда были (Po ç’paskeni qenë o rubla që i morët me radhë motra e me vëllezër opozitarë)”, kryeministri Edi Rama shkruan në rusisht dhe teksa akuzat i hedh drejt opozitës, i bën thirrje drejtësisë që të verifikojë letrat e pista që të provojë që nuk punon me dy standarde.
Në media janë publikuar lajme për financimet dhe pagesat e dyshimta të Monika Kryemadhit nga kompani off shore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës.
“Po ç’paskeni qenë o rubla që na i morët me radhë me motra e me vëllezër opozitarë! Po ato konto bankare ofshor çfarë janë vallë se këtyre u mbinë në gojë ofshoret, po i paskan pasur të tyret shejtanët e shejtanet.
Verifikimi ligjor i atyre letrave të pista dalë në mexhelis në ekranet e mëdha kombëtare është domosdoshmëri dhe drejtësia duhet të provojë se nuk punon me dy standarde, siç punojnë altoparlantët e llojllojshëm të lukunisë kinse opozitare që për këto tmerre as nuk bëzajnë fare”, shkruan kryeministri Rama në Twitter.