Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama shpall Matin, Lezhën, Pogradecin dhe Shijakun si bashkitë model në Shqipëri

10:17 / July 22, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1658335335 edirama 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Rama ka shpallur katër bashkitë shembuj sipas tij në lidhje me funksionimin dhe menaxhimin e territorit. Katër bashkitë e përmendura nga Rama janë Lezha, Pogradeci, Mati dhe Shijaku, ndërkohë që mori si shembuj që duhet të mësojnë nga kjo e fundit, bashkitë e Durrësit dhe Tiranës.

Rama nuk kurseu kritikat për bashkinë e Vlorës.

“Shqipëria është ngritur në një nivel tjetër në marrëdhëniet me botën dhe Europën, por duhet të ngrihet në nivel tjetër edhe në raport me vetveten. Negociatat nuk janë një shëtitje në lëndinë, janë një e përpjetë shumë e thepisur, me sfida të jashtëzakonshme, me kërkesa shumë strikte dhe të forta dhe me detyrime që përbëjnë një barrë të madhe për secilin dhe secilën që ka një funksion publik si i zgjedhur apo i besuar në piramidën e administratës, por edhe për vetë shoqërinë dhe komunitetet, pra qeverisjen vendore. Flasim për bashkitë dhe njësitë administrative, pra për PS se jemi ne që qeverisim në të gjithë territorin”.

Në lidhje me Pogradecin, Rama tha se është një bashki që ka filluar të marrë frymë nisur edhe nga mirëmenaxhimi në mbledhjen e plehrave.

“Pogradeci tani po hyn në një fazë që po merr mbështetje që po vitalizohen disa projekte të mbështetura nga donatorët. Me mjetet e kufizuara që ka bashkia dhe falë këmbënguljes së kryetarit të bashkisë, qyteti merr frymë lehtësisht sot”, tha Rama..

“Shkoni shikoni Matin. Një tjetër shembull i mirë. Po i marr këto shembuj për të thënë që roli i çdo individi është vendimtar. Shkoni shikoni bashkinë e Matit për të kuptuar se çfarë mund të bëjë individi kur nuk e harron në asnjë ditë pse është aty dhe kush e ka çuar aty dhe kur përpiqet të lërë gjurmë me punën që bën.Ne patëm një proces shumë të vështirë dhe kompleks që ka vënë në vështirësi shumë shtete më të avancuara, siç ishte rindërtimi nga tërmeti. Bashkia më shembullore e të gjitha bashkive është Shijaku sa i përket rindërtimit. Përfshi edhe Tiranën. Ka patur një përgjigje të institucionit në çdo hap, sikur të ishte një institucion perëndimor. Si ndodhi kjo? Mos vallë erdhën nga Gjermania dhe Franca që Bashkia e Shijakut nuk ka shkelur asnjë afat në bërjen e dokumenteve, ne inventarizimin e dëmeve, në dhënien e bonuseve, etj? Shumica e atyre që punojnë aty janë ata që punonin më herët. Çfarë ndryshoi? Ndryshoi lidershipi. Dy bashkitë e mëdha, Tirana dhe Durrësi, nga pikëpamja e funksionimit në këtë proces, pavarësisht se kanë shumë problematika, kanë çfarë të mësojnë nga Bashkia e Shijakut”, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat/ Ambasada e Izraelit në Tiranë: Prej sot do të jemi të mbyllur, hapja do të varet nga zhvillimi i situatës  

14:44 / October 16, 2026

Rama: Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë, sot s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë

14:18 / October 16, 2026

Gjykata e Lartë me kryetar të ri, Sokol Sadushi i dorëzon detyrën Ilir Pandës

13:00 / October 16, 2026

Këshilli Ndërfetar apel për paqe dhe dialog: Shqetësimet e qytetarëve të dëgjohen, dhuna nuk justifikohet

12:12 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.