Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas qëndrimit të Presidentit Meta dhe publikimit prej tij të argumenteve për shkeljet e konstatuara në projektin e Unazës së Re.
Rama e quan Ilir Metën si drejtuesin me serioz të opozitës.
“E vërteta është se IM(Ilir Meta) është drejtuesi më serioz i opozitës. Kushtetutën e lexon njësoj si ata. Qeverinë e urren njësoj si ata. Rrëmujën e uron njësoj si ata. Po ndryshe nga ata,ai i ul vartësit të mbushin çarçafë me dokrra “ligjore” dhe budallallëkut i del për zot pa pikën e galjes”, shkruan Rama.
