Replikat e kryeministrit Edi Rama me komentuesit në Facebook janë të shumta. Një qytetar e pyet Ramën se pse në formularin e Këshillimit Kombëtar nuk i pyet shqiptarët sa taksa duhen për naftën apo sa duhet të jetë TVSH-ja për ushqimet.
Rama nuk ka nguruar t’i përgjigjet ku i thotë se, Shqipëria ka taksat më të ulëta në rajon për individ dhe më të lartat për biznesin e madh. Sa i takon biznesit të vogël, taksa është zero, thotë Rama.
Kreu i qeverisë gjithashtu u ndal te çmimi i naftës ku tha se është rritur ndjeshëm ngado, dhe krahasoi me Kosovën ku thotë se janë të lidhura gjërat. Kryeministri tha se gjërat janë të lidhura, duke shpjeguar se nëse te ne çmimi i naftës është i lartë, në Kosovës është energjia.

