Gjatë fjalës në çeljen e fushatë së PS, Rama u shpreh se shqiptarët nuk mund ta humbasin takimin me historinë për mustaqet e Kujtim Gjuzit.
“Në këtë vit të 2025-të, që përpos të tjerash është jubilar e i shenjtë përbotësisht, kur gjëmimet e kanosjet e luftës dhe rrëmuja e re gjeopolitike paralajmërojnë kohë me sfida të mëdha përpara.
Ne shqiptarët nuk mund ta humbasim kurrësesi takimin me historinë për mustaqet e Kujtim Gjuzit. Kjo është e vërteta, të takosh historinë apo të futesh në mustaqet e Kujtim Gjuzit?!
Sot është dita dhe ky muaj i ndarë mes prillit e majit është koha që ne të nisim jo fushatën elektorale të radhës.
Po kuvendimin e madh të maleve e të fushave, të qyteteve e të fshatrave, të shqiptarëve e shqiptareve, përtej të majtës e të djathtës, matanë barrikadave partiake e dasive të vjetra, për Shqipërinë zonjë në sofrën e madhe të Familjes së Bashkuar Europiane”, tha Rama.