Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që shqiptarët t’i japin Partisë Socialiste mandatin më të fortë që nga viti 2013, në mënyrë që kjo forcë politike të bëjë të mundur anëtarësimin në BE.
Gjatë fjalës së tij në Grupin Parlamentar socialist, Rama u shpreh se PS është garante për barazinë para ligjit.
“Ky është thelbi i ndarjes mes nesh dhe kënetës, por dhe thelbi që ndan nëse Shqipëria dhe shqiptarët do hyjnë në BE brenda kësaj dekade, apo do të mbetet si ndonjë shtet në rajon që e ka të ardhmen e paqartë. Ne nuk jemi Bosnje Hercegovina, por shqiptarët duhet të na japin mandatin më të fortë që kemi pasur që nga viti 2013. Në momentin që hyjmë në BE, nuk ka shanse që cilido të jetë në pushtet, të thotë, do shkrij këtë, do shkrij atë. Garantët për barazi para ligjit jemi ne, jemi PS. BE na duhet për këto garanci. Nuk ka parti të reja që mund të bëjnë 1/100 e asaj që mund të bëjmë ne si forcë e re. Nuk mjafton të shash e të protestosh duke u bazuar te gjysmë të vërtetat, për të marrë përgjegjësi qeverisëse. Sot kemi një eksperiencë që nuk e ka asnjë parti politike, është gjëja që quhet garanci.”, theksoi ai.