Kryeministri Edi Rama ka postuar së fundmi një video në Instagram, ku duket kreu i PD-së Lulzim Basha të flasë për mediat, në lidhje me situatën aktuale të krijuar si pasojë e koronavirusit. “Besoj se shqiptarët janë mjaftueshëm të stresuar për të më dëgjuar mua… të flas nga mëngjesi deri në darkë broçkulla”, dëgjohet të thotë Basha në video. Mirëpo po të shihet dhe dëgjohet me kujdes, mund të kuptohet që video është e montuar. Janë shkëputur dy pjesë nga diskursi i Bashës dhe janë bashkuar si të ishte një e vetme e pashkëputur. Krahas videos, Rama shkruan: Dakord me ty!
Postime te ngjashme
Add A Comment
