Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Shumë zhurmë dhe mjegull për negociatat, BE do që të na marrë brenda vetes

14:13 / April 4, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0591
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste në Njësinë 12 në Tiranë, që përfshin zonat Dajt, Shëngjergj, Zallbastar, Petrelë dhe Baldushk, se ka shumë zhurmë dhe mjegull lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Rama theksoi se “këto takime zhvillohen me anëtarësinë për të prezantuar punët që janë bërë për Shqipërinë në një kohë kur  ka shumë zhurmë, ka shumë mjegull, ka shumë tym ka, shumë helm vërdallë dhe kur faktikisht është bërë e pamundur që të ndjekësh normalisht jetën publike dhe jetën politike dhe të informohesh normalisht nga mediat për atë që ndodh në raport me gjërat që i interesojnë njerëzve”.

Ai kritikoi mënyrën se si mediat raportojnë për procesin e negociatave me Bashkimin Europian.

“Ju e keni parë sesa shumë është folur mbrapsht edhe për procesin e negociatave me Bashkimin Europian: Jo u bllokua, jo u ndalua, jo nuk bëhet kjo punë me Edi Ramën dhe PS-në etj”, tha Rama.

Rama solli shembullin e mbledhjes së përbashkët të grupit parlamentar me ministritë dhe qeverinë, ku u diskutuan çështje të pronave, reforma administrative-territoriale dhe strategjia e komunikimit e partisë.

“Kemi qëndruar në atë mbledhje nga ora 11:00 deri në orën 18:00, 7 orë diskutime. Nga ato 7 orë, mediat kombëtare bënë lajmin kryesor vetëm për ato që i thashë njërit apo tjetrit”, theksoi Kryeministri.

Ai shtoi se shembulli nuk është problem, por problemi lind kur përhapen gjysmë të vërteta dhe shpifje.

“Ky është realiteti i medias sot: shpifje dhe gjysmë të vërteta, që nuk përputhen me atë që ndodh në realitet”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se: “Ko arsye madhore është mundësia historike që neve na ka ardhur në dorë. Janë krijuar kushtet që ne ta shohim derën e Europës afër dhe të hapur plotësisht. Kemi bërë shumë nga ana jonë për të arritur këtu, por një gjë duhet me e pasur mirë parasysh: që nuk mjafton”.

“Bashkimi Europian do që të na marrë brenda vetes dhe kjo është e jashtëzakonshme. Ky moment është konkret. Tani, ne duhet të bëjmë deri në fund atë që kemi në dorë. Ne na duhet të bëjmë maksimumin që dera e hapur të mbyllet vetëm pasi ne të kemi hyrë brenda”, shtoi Rama.

Kryeministri deklaroi se “çdo vendim i Bashkimit Europian merret me konsensus. Por ajo që është ndryshe sot është që të gjitha vendet në “katin e dytë” thonë “duam ta marrim Shqipërinë në BE”. Dhe në të gjitha rastet kur letrat kanë shkuar nga “kati i parë” në “katin e dytë”, ata kanë thënë “OK”; prandaj ne kemi hapur gjithë kapitujt e negociatave për 11 muaj. Asnjë vend nuk e ka bërë këtë më parë”.

Edi Rama mjegull negociatat zhurmë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.