Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rama si babagjyshi në familjen që iu prish shtëpia: Ju fëmij sillni ca 10-ta, se 8-ta është si qepa

17:56 / December 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
81101662 10157280929766523 4962001886304534528 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kudo në botë Krishtlindjet simbolizojnë rilindjen e shpresës dhe të mirës. E tillë ishte edhe ky 25 dhjetor për pjesëtarët e familjes Zela  të cilët do të gjendeshin të pastrehë  më 21 shtator si pasojë e lëkundjeve të forta sizmike që do të shkatërronin pothuajse tërësisht banesën e tyre të vjetër në Vaqarr ku jetonin nën një çati 9 persona. Por sot  ata kanë marrë prej kryeministrit Edi Rama dhe Kryebashkiakut Erion Veliaj çelësat e banesave të reja, që ofrojnë edhe më shumë hapësirë dhe kushte optimale.

Në njërën hyrje 2+1 do të jetojnë pesë pjesëtarët e familjes së Edmond Zelës, ndërsa në tjetrën po 2+1 do të jetojnë mamaja e tij e moshuar dhe tre vëllezërit e tjerë.  

“Shtëpia e re e familjes Zela, që u godit keqaz nga tërmeti i shtatorit, çel dyert në ditën e bekuar të Krishtlindjeve bashkë me urimin për shëndet, mbarësi e jetë të lumtur familjare”, u shpreh Rama.

E ndërsa u dha dhuratat fëmijëve të familjes bashkë me Veliajn, kryeministri kishte vetëm një kërkesë. “Si e kishe atë shtëpinë tjetër copë copë, shiko këtë tani, nuk ke justifikim, dhe nuk po të kërkojmë të bësh ndonjë punë, por të na sjellësh ca 10-ta në shtëpi. Kur i sjell ti 10-tat, a di si janë për mamin? Si ato çokollatat atje, kur i sjell 8-ta janë si qepë”, tha kryeministri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha reagon ndaj Vuçiçit: Deklaratat e tij sinjal alarmi për Kosovën dhe të gjithë rajonin

15:49 / August 11, 2026

“Serbia e humbi Kosovën!”, Rama: Kosova është shtet më vete, Ibri është sistem ujor ndërkufitar

09:41 / August 11, 2026

Fluks rekord në trafikun ajror, Karakaçi inspektim në Albcontrol: Masa të shtuara për sezonin veror

13:15 / August 10, 2026

Negociatat e dështuara në Kosovë, zbulohen prapaskenat. LDK kërkon Presidentin për Vjosa Osmanin, Kurti i ofron vetëm ministri

19:00 / August 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.