Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Rama si Maduro, i shndërroi zgjedhjet në farsë!”-Berisha para Kryeministrisë: Operacioni i SHBA në Venezuelë shkaktoi tmerr e terror në Surrel

19:39 / January 5, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2 640 0 1766744271xwhatsapp image 2025 12 26 at 110419 302
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga para kryeministrisë, ku mbajti Foltoren e radhës kundër qeverisë, Sali Berisha theksoi se Edi Rama do të ketë të njëjtin “fat” si Nicolas Maduro në Venezuelë.

Kryedemokrati u shpreh se operacioni që ndërmorën Shtetet e Bashkuara në Venezuelë, kundër regjimit të Maduros, shkaktoi tmerr e terror në Surrel. Sipas Berishës, njësoj si Maduro, edhe Rama i ka shndërruar zgjedhjet në një farsë elektorale dhe se “mandatet e tij qëndrojnë mbi krimin”.

“Viti 2026 ngjason shumë në histori me vitin e rrëzimit të diktaturave komuniste njëra pas tjetrës. Sot diktaturat më të përhapura janë narkodiktaturat dhe autokracitë elektorale. Lavdi zotit ushtria amerikane dhe qeveria e SHBA, në një operacion më të përsosurin në histori arrestuan dhe nxorrën sot para gjyqit Maduron e Venezuelës, Ramaduron e Venezuelës. Mediat e kontrolluara nga qeveria, nga mëngjesi në darkë, u bien borive se u shkel sovraniteti dhe shkeli ligjin ndërkombëtar.

Dhunuesit më të mëdhenj të ligjit ndërkombëtar janë diktaturat. Nuk ka sovranitet vendi në të cilin zgjedhjet zëvendësohen me farsë elektorale. Narkodiktatori që shndërron zgjedhjet në farsë dhe asgjëson sovranitetin e kombit nuk meriton të qëndrojë në pushtet. Trump gjer sot ka përsëritur se këtij Maduroje do të vijnë të tjerë pas teje. Dhe iu ka dërguar mesazhe. E vërteta është se ky akt solli ngricë të madhe, tmerr dhe terror në Surrel. Edi Rama ngriu.

E kyçi dje podcastin e tij Mashtrojmë. Publikoi një artikull me emrin e dy mashtruesve ordiner të tij, Endri Kajsiu, në të cilin thoshte mos kujtoni se jam Maduro se shqipëria nuk ka naftë si Venezuela. Ky është Ramaduro, se njëlloj si Maduro, ka shndërruar zgjedhjet në farsë elektorale. Mandatet e tij qëndrojnë mbi krimin, ka marrë mandatet e opozitës.”, tha ai. 

Berisha foltore maduro Rama terror
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reagon për herë të parë babai i Edi Kuçit / “E kemi përjetuar shumë keq ngjarjen”

13:26 / September 7, 2026

Transportonin emigrantë të paligjshëm në Shqipëri, arrestohen dy persona në Elbasan

13:20 / September 7, 2026

Trump ndan një video ku sugjeron që “New Mexico” duhet të riemërtohet “New America”

11:44 / September 7, 2026

Zjarret në vend/ 14 vatra ende aktive, luftë nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve

11:38 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.