“Mesa duket të tjerët kanë një aftsi që nuk e kam, të luajë rolin e atdhetarit të flaktë që digjen për një flamur që unë nuk e kam…”
Kryeministri Edi Rama gjatë mesazhit në prag të vitit 2019 nuk ka harruar të sulmojë edhe njëherë kryeministrin e Kosovës Haradinaj dhe Albin Kurtin.
Reagimi i Ramës:
Më kanë lënduar shumë kosovarë. Për asnjë gjë në botë se tradhëtoj popullin tim se nuk dua të flas tani për mini shengenin rajonal?
Kur them popullin tim nuk e kam fjalën vetëm për shqiptarët…por edhe për popullin kosovar…unë tradhëtar? Kur, pse? Mesa duket të tjerët kanë një aftsi që nuk e kam, të luajë rolin e atdhetarit të flaktë që digjen për një flamur që unë nuk e kam….shengeni rajonal nuk është një jugosllavi e re siç thonë ata që nuk bëjnë dot një qeveri, sepse siç duket kur vjen puna për bashkim ka më shumë rëndësi karrigia.
Po shyqyr që janë të bashkuar mirë…madje edhe me disa vëllezër në Shqipëri për t;u mbushur mendjen njerëzve me dokkra patriotike. Kosovës po ia marrin fytyrën. Çfarë mund të jetë më e dhimbshme të dëgjosh se sot politikanët në Kosovë dinë se çfarë duan për vete por jo për Kosovën.
Shengeni rajonal nuk ka aspak si qëllim mos njohjen e Kosovës, mohimin e masakrës së Reçakut apo mohimin e veprave kriminale të Milloshevicx…kush i thitë këto? Që unë dashkam edhe ndarjen patriotike? Ai që i thotë këto gabon.
Shengeni rajonal është zgjerimi i lëvizjes dhe vetëm ata që nuk të lexojnë nuk e kuptojnë që kjo gjë është lidhja e vetme mes Kosovës dhe Shqipërisë që më në fund të gjithë të lëvizin lirshëm. Qëndrimi ynë është vetëm një. Shengeni rajonal nuk e dëmton Kosovën ne marrëveshjen me Serbinë për njohjen e saj, por e ndihmon.
