Mëngjesin e kësaj të marte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një lajm të bukur. Kreu i qeverisë shkruan në facebook, se sot prezantojnë nismën më të re, “Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe”, që për të është një sprovë e bukur mes nxënësve.
“MIRËMËNGJES dhe në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit sot prezantojmë nismën më të re, “Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe”, një sprovë e bukur mes nxënësve që i shërben mbrojtjes e kultivimit të gjuhës shqipe brez pas brezi, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.