Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ditën e sotme do të mbahet samiti i jashtëzakonshëm i NATO-s për agresionin rus në Ukrainë. Pas përfundimit të këtij samiti, kryeministri thotë se do të zhvillojnë një konferencë të jashtëzakonshme.
“Pas Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s që do të mbahet gjatë ditës, do të zhvillojmë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në orët e mbrëmjes, në varësi të përfundimit të Samitit”, shkruan Rama në Facebook, ndërsa poston edhe foton që po bën xhiron e botës, ku duket një person, i cili mban në dorë një pankartë me shkrimin: “Unë jam rus, më falni për atë që ka ndodhur”.

