Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rama sulmon Bashën: Luli nuk ju jep lekë, por do u japë 2 gishtat në të dy bebet e syrit

18:44 / April 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama kapele
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me qytetarët në Njësinë 1 në Tiranë ka sulmuar kryedemokratin Lulzim Basha për premtimet e këtij të fundit gjatë fushatës elektorale.

Ai e ka krahasuar Bashën me Rrapush Xhaferrin e firmave piramidale, i cili premtonte lekë, teksa tha se Basha premton se do u japë qytetarëve mijëra euro sa të dalin nga barku i nënës, por në të vërtetë do u japë vetëm dy gishtat në sy.

Rama u shpreh se Partia Socialiste premton punë, sepse kur ke një punë, atëherë vijnë edhe lekët.

“Nuk është e vështirë për ta kujtuar kohën kur ishte një Xhaferr me makina me bori, me njerëz që e shoqëronin karvan karvan, dhe e prisnin me këngë, dhe thoshte lekë, lekë. Xhaferri thoshte më jep 1, t’ju jap 2. Luli i thotë më jep 1 votë, të të jap kaq lekë. T’ju jap e shtëpi kur të martoheni, mijëra euro sapo dilni nga barku i nënës.

Nuk iu jep jo lekë, por ju jep mbrapsht dy gishtat në të dy bebet e syrit. Kush premton punë, jo duke thënë do iu jap punë e vetë duke fjetur gjumë, por duke punuar pa pushim. Atëhere kur ke një punë, vjen lekë. Kur shkon pas premtimit të lekëve, jo punë s’ke. Shqiptarët kanë gabuar disa herë, kur janë ndjerë të lodhur, rraskapitur, janë ndjerë në atë rrugën, ka Haxhi Qamilin, kap një rrugë, të dalë ku të dali”, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sherr në ‘beach bar’, konfliktohen fizikisht disa persona në Vlorë, ndërhyn policia

11:42 / September 8, 2026

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Bardhi i drejtohet Peleshi: Zbatoni vendimin e Kushtetueses, gjykatat në kolaps për fajin tuaj

11:37 / September 8, 2026

Zjarret në vend/ 43 vatra zjarri në 24 orë në vend, 11 mbeten aktive/ Mbrojtja: FA dhe zjarrfikësit në terren

11:27 / September 8, 2026

Kryeministri Rama pret ambasadoren e re të BE-së: Mirë se erdhe në Tiranë

11:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.