Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama takohet me Scholz në Berlin

10:16 / October 15, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama sholze
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama është takuar me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz gjatë qëndrimit të tij në Berlin si pjesë e Kongresit të Partive Socialiste Europiane.

Kreu i qeverisë ka shpërndarë në rrjetet sociale disa foto nga takimi me Scholz dhe nuk dihet se çfarë kanë biseduar së bashku. Po ashtu, Rama bën me dije se do të jetë kancelari i Gjermanisë, ai i cili me anë të një fjalimi do të mbyllë këtë kongres.

“Dhe nga Berlini, ku sot në mesdite mbyllet me fjalimin e kancelarit Scholz, Kongresi i Socialistëve dhe Demokratëve Europianë, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

Kujtojmë që një ditë më parë, Rama deklaroi në Kongresin e Partisë së Socialistëve Europiane që po zhvillohet në Berlin se në kushtet e krizës energjetike, Europa e bashkuar nuk duhet që ta braktisë Ballkanin Perëndimor, si në rastin e pandemisë së koronavirusit.

Partia e Socialistëve Europianë bashkon Partitë Socialiste, Socialdemokrate dhe partitë laburiste të BE-së, bashkë me vendet fqinje të Unionit, si Britania e Madhe si dhe partitë e majta të Ballkanit Perëndimor.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E motra e djalit që plagosi syrin pretendon se shpenzimet i ka bërë familja, jo shteti! Reagon Kryeministri Rama

17:45 / October 25, 2026

Plagosja e të riut gjatë protestës, Koçiu: Mos e përdorni për të justifikuar dhunën!

17:21 / October 25, 2026

Një protestues pro dialogut, të tjerët e godasin! Shtrihet në tokë, e tërheqin deri te shkallët e kryeministrisë!

16:20 / October 25, 2026

Reshjet e dendura shkaktojnë probleme në Vlorë, baltë dhe dhera në rrugë

13:38 / October 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.