Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë detaje lidhur me takimin e kryeminsitrit Edi Rama me sekretarin amerikan të shtetit, Mikë Pompeo.
Sipas Ambasadës ata diskutuan mbi prioritetet e përbashkëta gjatë kryesimit të OSBE-së dhe përpjekjeve të Shqipërisë për anëtarësim në BE.
POSTIMI I AMBASADËS
Sekretari i Shtetit Michael R. Pompeo u takua me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dje në Uashingon. Sekretari Pompeo dhe Kryeministri Rama diskutuan mbi prioritetet e përbashkëta gjatë kryesimit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nga Shqipëria. Sekretari nënvizoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe përpjekjet e vazhdueshme për reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore. Sekretari gjithashtu përgëzoi Kryeministrin për angazhimin e palëkundur të qeverisë së tij për të ndarë barrën e detyrimeve në NATO, për luftën ndaj aktivitetit keqdashës të Iranit dhe për marrjen përsipër të një roli udhëheqës rajonal në mbrojtje të rrjeteve të komunikimeve të së ardhmes.