Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama takon mjekët në Klos: Në Gjermani merr lekë sa të duash, por s’gjen kafe si këtu tek ne

13:00 / May 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2.edi rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me mjekët dhe infermierët në Klos, ai vuri theksin te rritja e pagave që fazën e parë e ka këtë muaj.

“Pa e çuar në 60 mijë lekë pagën minimale prapë nuk e kemi bërë detyrën, por për këtë duhet të rrisim ekonominë, ju e patë raportin e fundit të Bankës Botërore sepse kemi ende të pashfryëzuar turzimin. Sot kemi të gjitha kapacitetet e prenotuara dhe patjetër aspekti tjetër është energjia, duke arritur të bëhemi sovranë më pas ato para do mbeten këtu dhe do investohen dhe do të rishpërndahen dhe nëse drejtuesja e qarkut tuaj do arrijë të na e çlirojë naftën dhe gazin nga kuçedra atëherë ne jemi komplet në një nivel tjetër. Shpresoj shumë të kemi lajme të mira në muajt në vijim, është në dorën e Belindës”,-tha Rama.

Duke qenë se një numër i lartë infermierësh dhe mjekësh janë larguar jashtë vendit, Rama theksoi edhe se në Gjermani, Itali apo vende të tjera jetesa është shumë e shtrenjtë dhe ndryshe nga këtu, pavarësisht rrogës së lartë, nuk mbeten para për të mbyllur muajin.

“Të mos të flasim pastaj se atje me dasht me pi një kafe tamam kafe, merr lek sa të dush nuk e gjen siç e gjen këtu. Muhabetin në kafe pastaj harroje fare, kështuqë…Jo po janë pjesë të jetës këto, nuk është njeriu robot, ul kokën puno dhe pastaj shko i rraskapit në shtëpi dhe vetëm flej gjumë se do çohesh të nesërmen dhe ndërkohë s’del dot nga shtëpia se po dole do paguash sa del. Jeta atje është tmerrësisht e shtrenjtë, nuk është më as Gjermania as Italia e viteve ’90, po ikin italianët nga Italia”,-tha Rama.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E motra e djalit që plagosi syrin pretendon se shpenzimet i ka bërë familja, jo shteti! Reagon Kryeministri Rama

17:45 / October 25, 2026

Plagosja e të riut gjatë protestës, Koçiu: Mos e përdorni për të justifikuar dhunën!

17:21 / October 25, 2026

Një protestues pro dialogut, të tjerët e godasin! Shtrihet në tokë, e tërheqin deri te shkallët e kryeministrisë!

16:20 / October 25, 2026

Reshjet e dendura shkaktojnë probleme në Vlorë, baltë dhe dhera në rrugë

13:38 / October 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.