Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama takon qytetarin shqiptar në Japoni: Kam 17 vite këtu, do kthehem e do hap agroturizëm

10:47 / February 24, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 144
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet prej disa ditësh në vizitë zyrtare në Japoni ka takuar një qytetar shqiptar i cili jeton prej 17 vitesh atje, por do të kthehet në Shqipëri dhe planifikon që të hap një agroturizëm. Flamurtari thotë se është nga Nivica e Tepelenës, dhe se shprehet se i mungon Shqipëria. “Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të mos largohen nga Shqipëria. Japonia është vend i zhvilluar, por është shumë e vështirë. Punoj 18 orë në ditë dhe jam shumë i vetmuar. Më mungon Shqipëria dhe do të kthehem shumë shpejt”.

Biseda me tyre

Edi Rama: Ja ku është flamuri i kudondodhur, në Hiroshima. Por nuk është vetëm flamuri, edhe flamurtari.

Flamurtari: Është kënaqësi që na erdhe kryeminsitër dhe është kënaqësi që kudo që shkon, shqiptarët i takon.

Edi Rama: Thuaji pak nga je.

Flamurtari: Jam nga Nivica e Tepelenës.

Edi Rama: Si erdhe këtu?

Flamurtari: Jam martuar me një japoneze.

Edi Rama: Një niviciot nga maja e Kurveleshit që i mori zemrën një japonezeje. Edhe japonezja e mori me vete bashkë me zemrën.

Flamurtari: Bëj 17 vjet këtu, më mungon Shqipëria. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të mos largohen nga Shqipëria. Japonia është vend i zhvilluar, por është shumë e vështirë. Punoj 18 orë në ditë dhe jam shumë i vetmuar. Më mungon Shqipëria dhe do të kthehem shumë shpejt.

Edi Rama: Po thuaj pse do kthehesh?

Flamurtari: Do kthehem sepse fshati im ka marrë zhvillim që mendoj se është shumë herë më mirë se këtu ku ndodhem. Vendet e zhvilluara janë shumë të vështira. Nuk ka si Nivica. Ka rrugën, turizmi po shkon shumë mirë dhe mendoj të kthehem e të bëj diçka. Jam shumë falënderues sinqerisht për atë që keni bërë.

Edi Rama: Tani hajde hap një agroturizëm në Nivicë dhe të siguroj se do jesh më i lumtur dhe në fund të ditës do kesh më shumë se ç’të mbetet këtu.

Flamurtari: Jam mëse i sigurt për këtë.

Edi Rama: Ka ardhur koha që edhe gruaja japoneze të bëjë sakrificën e vet. Boll ndjenje me njerëzit e gruas. Të vij të rrijë ajo me njerëzit e tu tani.

Flamurtari: Bashkëshortja e di se si është Japonia dhe ka qenë në Shqipëri. Edhe thotë gjithmonë, le të kthehemi në Shqipëri. Njerëzit kanë dashuri, jetojnë të lumtur.

Edi Rama: Mos thuaj jetojnë të lumtur se do të të shajnë se të gjithë ankohen.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

PD refuzoi ftesën e Begajt për konsultimet mbi datën e zgjedhjeve vendore, Balla: Uroj t’i thërrasin arsyes

20:59 / October 27, 2026

Komisioni i OKB-së për Ukrainën: Autoritetet ruse kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

20:38 / October 27, 2026

Paketa Fiskale 2027, Rama u përgjigjet kritikëve: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes. Nesër miratojmë buxhetin, i pari në histori që kalon 10 mld euro

19:22 / October 27, 2026

Kallëzimi për Nesti Angonin, Gjykata e Lartë urdhëron Gjykatën e Tiranës të shqyrtojë hetimin

19:04 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.