Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Të çojmë pagën mesatare të mësuesve mbi 1000 euro

13:00 / March 7, 20252 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
edi rama8
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar mësuesit për festën e 7 marsit, e njohur si Dita e Mësuesit.

Ai theksoi se figura dhe autoriteti i mësuesit është vendosur në vendin që i takon, falë reformave dhe ndihmave financiare të qeverisë.

Gjatë ceremonisë për vlerësimin e mësuesve, Rama tha se janë bërë ndryshime rrënjësore në tre aspekt kyçe dhe kjo i ka bërë të pavarur mësuesit nga influencat e mundshme politike.

“Kemi arritur tre gjëra shumë të rëndësishme, të cilat duken si tre gjera që as nuk duhet të diskutoheshin ndonjëherë, por ja që jo vetëm u vunë në diskutim, por ja që u kthyen në problem për të gjithë komunitetin e mësuesve. Autoriteti i mësuesve ishte një autoritet i nëpërkëmbur për shkak të pasigurisë së vendit të punës dhe patjetër vjen e dyta meritokracia në përzgjedhjen e mësuesve dhe promovimi në arritje ishte i nëpërkëmbur sa s’ka më keq dhe e treta shpërblimi i mësuesve , që ishte i pamjaftueshëm. Në kushtet kur sfida e të qenit mësues bëhet gjithmonë e më vështirë, sot kemi në të tri drejtimet një situatë të përmbysur tërësisht. Të gjithë mësuesit dhe mësueset janë të lirë, të kenë çfarëdo lloj opinionin politik të duan, janë të sigurt në vendin e tyre të punës dhe patjetër që janë të respektuar për kontributin që japin”, tha Rama.

Më tej, shefi i qeverisë theksoi se planet janë që rroga mesatare e mësuesve të arrijë mbi 1000 euro.

“Hyjnë tani është vetëm nga një derë e vetme, që është dera e meritokracisë, që është portali mësues për Shqipërinë. Paga mesatare 950 euro është fakt domethënës i fuqizimit ekonomik të vendit, por edhe për të fuqizuar mësuesit dhe buxhetet e tyre familjare. Është pagë dinjitoze, por nuk është absolutisht fundi, por është një stacion i një rrugë, që ne përsëri do të rikthehemi tek paga e mësuesve, mjekëve dhe infermierëve dhe të gjithë atyre që i shërbejnë njerëzve. Ambicia jonë është për ta çuar paga në mesatare të mësuesve përtej 1000 eurove”, tha ai.

dije Edi Rama mesues Paga Rritje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Ndikimi i Ngushticës së Hormuzit në çmimin e naftës

08:37 / June 21, 2025

Horoskopi për sot, zbuloni parashikimin e yjeve

08:26 / June 21, 2025

Dëshmia e Lek Pervizit, i vuajtur ne Kampin e Tepelenës

07:31 / June 21, 2025

Perëndimi magjik në Borsh, Rama poston foton nga bregdeti

20:50 / June 20, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.