“Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “sy më sy”, i është përgjigjur komenteve të ndjekësve të tij në Facebook. Kryeministri u shpreh se mbështet drejtësinë dhe se është bërë një punë e madhe për të pasur një drejtësisë të pavarur. Ai shtoi se të kërkosh standarde demokratike ndaj një proces të drejtësisë, nuk është sulm ndaj drejtësisë.
“A thua vërtet kam unë 12 që nuk kam bërë një zgjedhje të qartë, apo ti i dashur Gjergji duhet t’i keni parasysh disa gjëra. Kemi luftuar për një drejtësi të pavarur. Po të mos kisha bërë zgjedhje për të luftuar për drejtësi të pavarur, pasi kjo që sheh sot ka qenë e shkruar në programin tonë. Ka qenë e paimagjinueshme që drejtësia të godiste majtas e djathtas deri fare lart. Nëse për sulmet ndaj drejtësisë, e ke për ato që unë kam thënë lidhur me ndalimin pa gjyq ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës. Të kërkosh standarde demokratike ndaj një proces të drejtësisë, nuk është sulm ndaj drejtësisë. Të kërkosh që drejtësia e re të kuptojë se qëllimi i lartë nuk justifikon mjetet e ulëta është detyrim dhe jo sulm”, tha ai.
Gjithashtu shtoi se një ndër kushtet themelore të Shqipërinë 2030 në BE, është një vend ku sundon ligji dhe ku drejtësia jep drejtësi.
