Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Rama te “Mihal Grameno”: Deri më 2021 librat falas deri në klasë të 9

15:08 / September 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama veliaj 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishin sot në shkollën 9-vjeçare “Mihal Grameno” në kryeqytet, e cila është hapur këtë vit për nxënësit, pas rikonstruksionit, ku edhe asistuan një moment të shpërndarjes së teksteve shkollore falas.

“Shkolla ka ndryshuar totalisht dhe ne jemi të lumtur që kemi mbërritur në këtë pikë, duke ju falënderuar pa masë për gjithë bashkëpunimin tuaj. 17 vjet ka patur një bodrum të mbushur me ujë dhe një pompë thithëse. Nga sot ka ndryshuar totalisht, nuk njihet më”, u shpreh drejtoresha e kësaj shkolle.

“Tani duhet të bëjmë fushat e sportit mbrapa. Rëndësi ka që iku podrumi se ju ishit si anije, sipër mësim, poshtë ujë”, tha kryeministri Rama.

“Në pamundësi për t’i bërë të dyja, kemi bërë fillimisht shkollën, pastaj faza e dytë do të jenë të gjithë fushat sportive. “Mihal Grameno” neve na rezulton gjithmonë “Top 5”, pra, një nga 5 shkollat më të mira. Mania për t’i çuar të gjithë në ato shkolla që kanë qenë të mira në vitet ’80-të ka filluar të reduktohet”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Kryeministri tha se brenda 2 vitesh të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare do të mund t’i përfitojnë falas tekstet mësimore. “Këtë vit kemi shtuar klasën e pestë. Vitin tjetër do shtojmë të gjashtën dhe të shtatën, pastaj të tetën dhe të nëntën. Në fund, në sezonin 2021-2022 të gjithë librat nga klasa e parë te e nënta do jenë falas, por duhet t’i mbani mirë, se dëgjoj shumë që ankohen, thonë pse nuk kanë të drejtë t’i grisin, pse nuk kanë të drejtë t’i shkarravisin, pse nuk kanë të drejtë t’i humbin, pse nuk kanë të drejtë të bëjnë çfarë të duan, zyshat mund t’ua thonë, libri është shoku më i mirë. Të gjithë të tjerët shkojnë e vijnë libri mbetet”, u shpreh kryeministri Rama.

Shkolla 9-vjeçare “Mihal Grameno” ka rreth 1300 nxënës, të cilët mësojnë në 38 klasa mësimore si dhe 2 klasa parashkollore. Kjo shkollë është e pajisur gjithashtu me palestër, si dhe laborator fizike, kimie, biologjie dhe informatike.

Lajme SHKOLLA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Ibrahimaj: Bizneset do të financohen me kredi me interes 2-3%, synohet rritja e eksportit

12:41 / June 3, 2026

Ecuri pozitive e ekonomisë shqiptare/ FMN: Rritje e qëndrueshme, pavarësisht sfidave gjeopolitike

12:13 / June 3, 2026

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, rriten nafta dhe benzina

13:16 / June 2, 2026

Turizmi ndryshon hartë! Rikthehen polakët, Italia dhe Franca kompensojnë “ikjen” e gjermanëve

09:16 / June 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.